Mickey Rourke është në bisedime për të aktruar në vazhdimin e radhës së filmit "Iron Man".
Ylli i filmit ‘The Wrestler” dhe aktori Sam Rockwell janë caktuar për role negative në vazhdimin e filmit të Jon Favreau, i cili u bë hit në vitin 2008.
Sipas “Daily Variety “, Rourke është favorit për ta fituar rolin e dilerit rus të armëve, Crimson Dynamo.
Xhirimet e filmit aksionme aktor kryesor Robert Downey Jr. fillojnë këtë pranverë, ndërsa filmi pritet të shfaqet nëpër kinema në verën e vitit 2010.