FoRuMoTiOn.ToP-TaLk.NeT
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FoRuMoTiOn.ToP-TaLk.NeT

Mire se Erdhe,ju faleminderit qe e vizitoni kete forum.
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Lajmet me te reja nga sporti..!

Shko poshtë 
3 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
xonny13

xonny13


Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Icon_minitimeMon Jan 05, 2009 3:27 pm

Torres: Lëndimet janë e kaluar
Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 F.0105130005290_m
Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, shpreson që lëndimet të jenë e kaluar dhe ai të mund të koncentrohet në shënimin e golave.

Pas një pauze prej gjashtë javësh për shkak të lëndimit, Torres u rikthye me gol në formacionin e të kuqve, duke shënuar në fitoren 2-0 të ekipit të tij ndaj Preston në kuadër të Kupës FA.

“Gjithmonë është vështirë kur nuk luani dhe lëshoni ndeshje. Dëshironi të jeni atje, t’i ndihmoni ekipit tuaj dhe të punoni me ngulm. Por, lëndimet tash janë e kaluar. Duhet ta harroj këtë dhe mendoj vetëm për të ardhmen”, ka thënë torres.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xonny13

xonny13


Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Icon_minitimeMon Jan 05, 2009 4:36 pm

Nesta: Karriera ime nuk ka marrë fund
Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 F.0105141506109_m
Mbrojtësi i Milanit, Alessandro Nesta, mendon se është i gatshëm të rikthehet në Serie A dhe t’i përgënjeshtrojë të gjithë ata të cilët konsiderojnë se karriera e tij ka marrë fund.

Vitet e fundit Nesta ka vuajtur shumë nga lëndimet, ndërsa aktualisht gjendet në Miami për t’u riaftësuar dhe mendon se ka arritur një progres të madh dhe do të jetë i gatshëm të luajë pasi të kthehet në Itali.

“Me 14 janar do të kthehem në Itali dhe nj ditë pas do të jem në fushën stërvitore për t’u përgatitur fizikisht”.

“I kam ndjekur mediat në Itali dhe i kam lexuar parashikimet e të gjithëve të cilët mendojnë se unë nuk do të mund të rikthehem të luaj kurrë si futbollist profesionist”.

“Sido që të jetë, unë kam dhënë maksimumin nga vetja, kam punuar shumë, dhe dëshiroj të kthehem në Itali për të luajtur dhe jo për t’i dhënë fund karrierës”, ka thënë italiani për “Il Giornale”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xonny13

xonny13


Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Icon_minitimeMon Jan 05, 2009 4:36 pm

Ranieri: Do të takohem me Mourinhon
Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 F.0105142555476_m
Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, është pajtuar me menaxherin e Interit, Jose Mourinho, dhe njëri nga planet e tija për vitin e ri është që të del në darkë me 'Të Veçantin'.

Dy ish-trajnerët e Chelseat kanë pasur disa zënka në fillim të sezonit, mirëpo tash gjërat kanë ndryshuar dhe pritet që dy konkurrentët kryesor për titull të dalin në një darkë të përbashkët për t’u pajtuar.

“Do ta pranoj ftesën e Mourinhos për darkë. Në fillim kemi pasur disa mosmarrëveshje me të, mirëpo kam vendosur të shkoj”, ka thënë Ranieri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xonny13

xonny13


Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Icon_minitimeTue Jan 06, 2009 11:12 am

West Ham refuzon ofertën e Chelseat për Behramin
Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 F.0105143856776_m
Skuadra e Chelseat ka dështuar t’ua mbushë mendjen drejtuesve të West Ham United për të fituar shërbimet e mesfushorit kosovar Valon Behrami.

Aktualisht Behrami është shënjestër e shumë skuadrave të mëdha evropiane, ndërmjet të cilave është edhe Chelsea.

Blutë e Londrës i kanë bërë një ofertë prej tetë milionë dollarësh West Hamit për ish-lojtarin e Lazios, mirëpo West Ham e ka refuzuar këtë ofertë.

“Kemi marrë oferta nga Chelsea, Juventusi dhe Sevilla. Sipas të gjitha gjasave Valoni në verë do të luajë për një skuadër të madhe”, ka thënë agjenti i Behramit, Alessandro Beltrami, për “The People”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xonny13

xonny13


Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Icon_minitimeTue Jan 06, 2009 11:13 am

Casillas: Sivjet dëshiroj Ligën e Kampionëve
Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 F.0105192719215_m
Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon me skuadrën e tij dhe thotë se kurrë nuk e ka humbur besimin për kualitetet e Mbretërve.

“Pa dyshim momentet më të mira në jetën time kanë qenë debutimi për Real Madridin dhe shpallja kampion Evrope me Spanjën. Tash në vitin 2009 dëshiroj të arrijmë sukses në Ligën e Kampionëve”.

“Real Madridi nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve qe një kohë të gjatë, ndërsa tani është koha më e mirë për ta rikthyer prestigjin tonë në Evropë, por duke mos harruar edhe La Ligan”, ka thënë portieri spanjoll.

Në raundin e parë të fazës ‘knockout’ të Ligës së Kampionëve Los Merengues ndeshen me Liverpoolin dhe për të vazhduar më tutje duhet të jenë të suksesshëm në të dyja ndeshjet, në Bernabeu dhe Anfield.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xonny13

xonny13


Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Icon_minitimeTue Jan 06, 2009 11:13 am

Pires: Villarreali nuk ka krizë
Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 F.0105194700209_m
Mesfushori francez Robert Pires thotë se nuk ka krizë te Villarreali, pavarësisht se Nëndetësja e Verdhë ka rënë në pozitën e shtatë në tabelë.

Villarreali pati një fillimsezoni shumë të mirë duke qëndruar në katër pozitat e para në tabelë, ndërsa tani ka rënë në pozitën e shtatë, megjithatë janë vetëm katër pikë pas vendit të dytë, të cilin e mban Valencia.

“Nuk besoj se jemi në krizë, pasi që kemi zhvilluar ndeshje të mira, pavarësisht se kemi humbur”.

“Është fakt se nuk duhet të lejojmë të na humbin pikët, mirëpo ne kemi vetëbesim dhe për këtë them me bindje të plotë se nuk kemi krizë”, ka thënë ish-lojtari i Arsenalit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xonny13

xonny13


Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Icon_minitimeTue Jan 06, 2009 11:13 am

Agjenti mohon aksidentin me aeroplan tё Alonsos
Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 F.0105211804199_m
Agjenti i ish-kampionit tё Formula 1, Fernando Alonsos, ka hedhur poshtë raportet se ngasësi ka qenë i pёrfshirё nё njё aksident me aeroplan nё Keni gjatë vikendit.

Gazeta italiane Corriere della Sera raportoi se ngasësi i Renault kishte dalë i palёnduar pas njё përplasje tё aeroplanit me tё cilin udhëtonte ai, nё Malindi tё Kenisё.

“Duket se aeroplani ka pësuar njё goditje duke u parkuar. Fernando nuk ka qenë as brenda tij. Ne nuk i kemi dhёnё rёndёsi kësaj pasi ka qenё qesharake. Ajo nuk mund tё quhet as edhe aksident”, ka thёnё agjenti i ngasësit.

Kampioni i dyfishtё botërorё kishte festuar Vitin e Ri nё Keni nё njё ndejё tё organizuar nga pronari i skuterisё, Renault, Flavio Briatore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xonny13

xonny13


Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Icon_minitimeTue Jan 06, 2009 11:14 am

Cana në dyshim kundër Auxerre
Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 F.0105220838280_m
Kapiteni i Olimpique Marseille, Lorik Cana, mund të mungojë në ndeshjen e fundjavës, të cilën skuadra e tij do ta zhvillojë në udhëtim kundër Auxerre.

Mesfushori shqiptar ka lënduar kërcin e gjurit dhe është në dyshim për ndeshjen e javës së njëzet në Ligën e Parë franceze, megjithatë do të bëhen disa teste në ditët në vijim dhe të shtunën do të vendoset nëse Cana do të inkuadrohet në lojë ose jo.

Mosinkuadrimi i kosovarit do të ishte një hendikep i madh për Marseille duke marrë parasysh humbjen e fundit prej 3-0 në shtëpi nga Nancy, me ç’rast Marseille ka zbritur në pozitën e pestë dhe ka gjashtë pikë më pak se lideri i tabelës, Lyon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xonny13

xonny13


Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Icon_minitimeTue Jan 06, 2009 11:15 am

Maradona lavdëron lojtarët e Barçës
Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 F.0106084420211_m
Trajneri i kombëtares argjentinase, Diego Maradona, ka lëshuar një sërë fjalësh të mira për lojtarët e Barcelonës pas fitores së fundit ndaj Real Mallorcas gjatë të shtunës.

Maradona pas ndeshjes është takuar me menaxherin e ekipit Pep Guardiola dhe pastaj ka kërkuar të flasë me lojtarët.

“Ju jeni shembull për të gjithë. Vazhdoni kështu. Ju lavdëroj pasi atë çfarë bëni ju ka aq shumë meritë dhe luani një futboll të shkëlqyeshëm. Nëse vazhdoni në këtë mënyrë, patjetër se do kjo të përfundojë me tituj të fituar”, iu ka thënë Maradona lojtarëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xonny13

xonny13


Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Icon_minitimeTue Jan 06, 2009 11:15 am

Benitez kërkon fokusim në ligë dhe jo në kupë
Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 F.0106085540648_m
Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, porosit lojtarët e tij të fokusohen në Premierligë dhe jo në Kupën FA, pasi të kuqtë do të duhet të përballen me Evertonin në rundin e tretë të kupës.

“Është një short i cili do të na ngazëllejë të gjithëve në qytet, pasi çdokush e din rivalitet e madh që ekziston në mes dy klubeve. Por, ne duhet të mbajmë mend se kemi disa ndeshje tjera të mëdha në ligë para atyre të kupës”, ka thënë Benitez.

“Vetëm kur ndeshja e kupës të afrohet, ajo do të jetë fokus i ynë. Para saj ne do të luajmë me Stoke dhe Evertonin në ligë, andaj duhet ta ruajmë përqendrimin në këto ndeshje”, ka shtuar spanjolli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xonny13

xonny13


Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Icon_minitimeTue Jan 06, 2009 11:17 am

Man City ofron 24 milionë për Yaya Toure
Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 F.0106090850247_m
Klubi i Premierligës, Manchester City, ka lëshuar një ofertë të majme për mesfushorin e Barcelonës, Yaya Toure.

Siç shkruan The Sun, City ka bërë një ofertë prej 24 milionë funtesh për yllin e Barcelonës, shumë e cila mbase mund të lëkundë vendosmërinë e klubit spanjoll për ta mbajtur lojtarin.

“Ka një ofertë për Yaya por klubi është duke bërë atë që është e domosdoshme për ta bindur lojtarin të qëndrojë”, ka thënë një burim i klubit.

Yaya, i cili është vëllai më i ri i mbrojtësit të Arsenalit, Kolo Toure, fiton 2.4 milionë euro në vit në Camp Nou, dhe është e kuptueshme se ai do të mund të dyfishonte të ardhurat e tyre nëse transferohet në Premierligë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xonny13

xonny13


Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Icon_minitimeTue Jan 06, 2009 5:27 pm

Tottenham siguron shërbimet e Defoe?
Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 F.0106104805621_m
Tottenhemi është afër të arrijë marrëveshje me Portsmouth për të marrë shërbimet e sulmuesit Jermain Defoe, bëjnë të ditur mediat angleze.

Siç shkruan Daily Mail, menaxheri i ri i Tottenham, Harry Redknapp, ka siguruar transferimin e sulmuesit të Portsmouth për një shumë prej afro 16 milionë funtesh, në orët e hershme të mëngjesit.

Klubi nga Londra veriore ka siguruar marrëveshjen me 26-vjeçarin pas një takimi të presidentit të Tottenham, Daniel Levy, dhe drejtorit ekzekutiv të Portsmouth, Peter Storrie.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xonny13

xonny13


Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Icon_minitimeTue Jan 06, 2009 5:27 pm

NBA: Spurs-at përballojnë sulmin e Miamit
Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 F.0106111227899_m
San Antonio Spurs i ka rezistuar liderit të shënimeve në NBA, Dwyane Wade dhe 24 pikëve të shënuara nga ai, për të mposhtur në udhëtim ekipin e Miami Heat me rezultat 91-84.

Tim Duncan dominoi në ekipin lider të divizionit jugperëndimor me 19 pikë dhe nëntë kërcime. George Hill u aktivizua nga stoli për të shënuar 15 pikë, Matt Bonner dhe Roger Mason shënuan nga 11 secili dhe Manu Ginobili, 10 pikë.

Tek Miami Heat, Dwayne Wade bëri 12 asisime, katër vjedhje dhe shënoi 24 pikë, derisa Shawn Marion dhe Michael Beasley kontribuuan me nga 15 pikë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xonny13

xonny13


Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Icon_minitimeTue Jan 06, 2009 5:28 pm

Hidalgo: Milito nuk do t’i bashkëngjitet Interit
Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 F.0106123758201_m
Fernando Hidalgo, agjenti i sulmuesit të Genoas, Diego Milito, thotë se sulmuesi në formë nuk do t’i bashkëngjitet Interit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Nerazzurët janë duke kërkuar një sulmues, i cili do të luajë krahas Ibrahimovicit në sulm, ndërsa preferenca kryesore e Jose Mourinhos është Milito. Mirëpo agjenti i tij ka mohuar një transferim të mundshëm të argjentinasit në Giuseppe Meazza.

“Nuk kam folur me askënd dhe nuk kam marrë asnjë telefonatë nga Interi. Tifozët e Genoas nuk duhet të shqetësohen, pasi që Milito ka një kontratë me skuadrën e tyre”, ka thënë Hidalgo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xonny13

xonny13


Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Icon_minitimeTue Jan 06, 2009 5:28 pm

Podolski: Dëshiroj Barcelonën ose Kylnin
Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 F.0106124558879_m
Sipas të gjitha gjasave sulmuesi Bayern Munichut, Lukas Podolski, në afatin kalimtar veror do të largohet nga kampionët gjermanë, ndërsa dëshira e Podolskit është që të luajë për Barcelonën ose për skuadrën e cila e bëri të famshëm 1.FC Cologne.

“Dëshiroj të kthehem dhe të luaj për ish-skuadrën time 1.FC Cologne ose ndoshta do t’i bashkëngjitëm Barcelonës për të cilën skuadër kam simpati të veçantë”.

“Skuadrat e tilla, si Hamburgu dhe Manchester City, nuk janë zgjedhja ime e parë, mirëpo nuk e përjashtoj mundësinë e ndonjë transferimi të mundshëm”, ka thënë gjermani me prejardhje polake.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xonny13

xonny13


Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Icon_minitimeTue Jan 06, 2009 5:29 pm

Kthehet Buffon
Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 F.0106151840880_m
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, është i gatshëm të inkuadrohet në ndeshjen e sotme miqësore të cilën bardhezinjtë e zhvillojnë kundër Monacos.

Buffon ka munguar tre muaj si pasojë e lëndimit, ndërsa tani është rikuperuar plotësisht dhe pritet që të inkuadrohet në takimin e sotëm miqësor, i cili do të zhvillohet para 20.000 tifozëve në stadiumin San Filippo.

“Tuttosport” njofton se trajneri i Zonjës së Vjetër, Claudio Ranieri, do ta lejojë portierin italian të jetë në portë së paku një gjysmë loje, gjë që do t’i shërbejë si parapërgatitje për takimin e fundjavës kundër Sienas.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xonny13

xonny13


Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Icon_minitimeWed Jan 07, 2009 11:27 am

Beckham debuton sot për Milanin
Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 F.0106154143152_m
Lojtari i porsaardhur te Milani, David Beckham, pritet të debutojë sot me fanellën kuqezi në ndeshjen kundër Hamburgut.

Beckham kishte pësuar një lëndim të lehtë dhe pritej që debutimi i tij të shtyhej për fundjavë kundër Romës, mirëpo ai është rikuperuar gjatë natës së kaluar dhe është i gatshëm që të luajë që sot.

Ancelotti do ta inkuadrojë ish-lojtarin e Real Madridit si mesfushor i krahut të djathtë me qëllim që ta testojë atë për ndeshjen e fundjavës kundër Romës.

Në këtë ndeshje do të mungojnë disa lojtarë të Milanit, përfshirë edhe Clarence Seedorfin dhe Cristian Abbiatin, ndërkohë që pritet të luajë superylli Kaka.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xonny13

xonny13


Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Icon_minitimeWed Jan 07, 2009 11:27 am

Joe Cole në shënjestër të Cityt dhe Tottenhamit
Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 F.0106155103552_m
Manchester City dhe Tottenhami janë duke ndjekur situatën e Joe Cole te Chelsea dhe janë të gatshëm të ndërhyjnë për të fituar shërbimet e anglezit.

“Daily Star” njofton se Cole nuk është i kënaqur me situatën aktuale te Chelsea duke qenë vazhdimisht i zëvendësuar apo duke u inkuadruar nga banka rezervë, dhe kjo mund të jetë njëra nga arsyet e largimit të tij nga Stamford Bridge.

Sipas mediave britanike, 27-vjeçari kërkon siguri nga trajneri i Bluve, Luiz Felipe Scolari, se do të jetë lojtar i formacionit bazë, ndërsa përndryshe do t largohet.

Kontrata e Cole me Chelsean vazhdon edhe 18 muaj, ndërsa nëse ai dëshiron të largohet më herët aty janë Manchester City dhe Tottenham, dy skuadra shumë të interesuar për shërbimet e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xonny13

xonny13


Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Icon_minitimeWed Jan 07, 2009 11:28 am

Cannavaro: Ibra, nëse e dëshiron Topin e Artë eja në shtëpinë time
Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 F.0106171740315_m
Mbrojtësi i Real Madridit, Fabio Cannavaro, e ka përkujtuar sulmuesin e Interit, Zlatan Ibrahimovic, se ai ka arritur shumë më tepër se suedezi në karrierën e tij.

Cannavaro dhe Ibrahimovic kanë qenë bashkëlojtarë te Juventusi, ndërsa italiani ka pohuar se Ibra është tallur me të gjatë kohës kur luanin bashkë, ndërsa tani ish-lojtari më i mirë në botë ka vendosur t’ia kthejë sulmuesit zikaltër.

“Nëse Ibra e dëshiron Topin e Artë atëherë duhet të vijë në shtëpinë time dhe ta shohë atë”.

“Kur ishim te Juve, Ibra më thoshte: ‘Ti ke arritur ta fitosh Scudetton falë meje. Para se të luaje krahas meje s’ke pasur asgjë’”

“Mirëpo, pasi ai shkoi tek Inter dhe unë te Real Madrid, unë e fitova Kupën e Botës, Topin e Artë dhe u shpalla dy herë kampion i Spanjës, ndërsa ai mbeti vetëm me titujt në Itali”, ka thënë Cannavaro.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xonny13

xonny13


Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Icon_minitimeWed Jan 07, 2009 11:28 am

Liga Premier më e mira në botë
Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 F.0106173541889_m
IFFHS (International Federation of Football History and Statistics) të martën ka publikuar raportin vjetor për ligat më të forta në botë duke emëruar Ligën Premier si ligën më të mirë në botë.

Më meritore për këtë pozitë të Ligës Premier është paraqitja e jashtëzakonshme e skuadrave angleze në sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve.

Një rënie shokuese ka pësuar La Liga, e cila është renditur e katërta. Sipas IFFHS kjo ka ndodhur për shkak se klubet spanjolle nuk kanë qenë aq kompetitive sezonin e kaluar, duke u paraqitur dobët në Ligën e Kampionëve dhe Kupën UEFA.

Italianët janë përmirësuar dukshëm nga viti i kaluar duke zënë pozitën e dytë. Skuadrat e Serie A kanë shfaqur performanca shumë të mira këtë vit, sidomos me rikthimin e Juventusit në Ligën e Kampionëve.

Vendin e tretë në botë e ka zënë Primera Divisioni i Argjentinës pas suksesit që kanë arritur skuadrat argjentinase në garat e ndryshme gjatë vitit 2008.

Dhjetë ligat më të mira në botë sipas IFFHS:

1. Liga Premier (Angli)

2. Serie A (Itali)

3. Primera Division (Argjentinë)

4. La Liga (Spanjë)

5. Bundesliga (Gjermani)

6. Ligue 1 (Francë)

7. Brasileiro Serie A (Brazil)

8. Primera Divisioni i Meksikës

9. Liga Sagres (Portugali)

10. Liga Premier e Ukrainës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xonny13

xonny13


Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Icon_minitimeWed Jan 07, 2009 11:29 am

Milani fiton nё penalti, Beckham debuton
Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 F.0106210637927_m
Rosonerёt kanё shёnuar fitore nё penalti nё miqësoren përballё ekipit gjerman Hamburg, pasi ndeshja përfundoi me barazim 1-1 nё kohёn e rregullt tё saj, derisa pas njё rezultati tё njёjtё Juventusi ёshtё mposhtur po nё penalti nga Monako.

Milani, pёr tё cilin ekip debutoi mesfushori anglez David Beckham, kaloi i pari nё epërsi pas njё penaltie tё shndërruar nё gol nga Ronaldinho 18 minuta pas fillimit tё pjesës sё dytё (63’).

Por gjermanët barazuan katёr minuta mё pas me anё tё zёvendёsuesit Benjamin (67’), duke çuar lojën nё penalti, nga ku rosonerёt ishin mё tё saktё (4-3).

Emerson huqi pёr Milanin, derisa Aogo dhe Thiago Neves dёshtuan tё gjejnë rrjetёn pёr Hamburgun.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xonny13

xonny13


Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Icon_minitimeWed Jan 07, 2009 11:29 am

Juve mposhtet nё penalti
Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 F.0106210410889_m
Pas njё rezultati tё barabartё 1-1, Juventusi ёshtё mposhtur nё penalti nё miqësoren përballё ekipit francez Monako, qё ishte ndeshja e parё e biankonerёve nё vitin 2009, e cila u karakterizua edhe me rikthimin e portierit Gianluigi Buffon nga lëndimit.

Edhe pse Juve luajti me yjet mё tё mёdha pёrfshirё Amaurin, Nedved, Del Pieron, Legrottaglien e Sissokon, ndërsa Monako me ekipin e dytё tё mbushur me tё rinj, ishin francezёt ata qё kaluan tё parёt nё epërsi me anё tё penaltisё pas 36 minutash lojё, tё cilёn e shёnoi mesfushori Jerko Leko.

Biankonerёt arritën tek barazimi vetëm nё çastet e fundit tё ndeshjes me golin e shёnuar nga zёvendёsuesi Vincenzo Iaquinta, duke çuar nё gjuajtjen e penaltive.

Ai qё ia dha fitoren Monakos, ishte i riu i Juventusit Paolo De Ceglie, i cili huqi penaltinë pёr bardhezinjtё.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xonny13

xonny13


Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Icon_minitimeWed Jan 07, 2009 11:29 am

Messi nuk e përfshin Ronaldon nё 11-shen mё tё mirё
Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 F.0106220836967_m
Sulmuesi argjentinas Lionel Messi ka emëruar ekipin e vitit, nё tё cilёn nuk e ka pёrfshirё fituesin e Topit tё Artё, Cristiano Ronaldon.

Messi nё pёzgjedhjen e vet ka përfshi dy yje tё kampionit tё Anglisё dhe Evropёs, Manchester United, mbrojtësin Rio Ferdinand dhe sulmuesin Wayne Rooneyn, por nuk ka gjetur vend pёr Cristiano Ronaldon.

Ai po ashtu e ka emëruar menaxherin e Djajve tё Kuq, Sir Alex Ferguson, si trajnerin e vitit, ndërsa nё portë ka preferuar gola-ndaluesin e Chelseat, Petr Cech.

Messi ka gjetur vetëm fjalё tё mira pёr sulmuesin anglez Wayne Rooneym duke thёnё: “Mё pёlqejnё lojtarёt e tillё. Ai ka njё goditje tё shkëlqyeshme, kontroll tё mirё tё topit, shfrytëzon trupin mirё nё zonё. Ai ёshtё njё golashënues i shkёlqyeshёm”.

Ndёkaq pёr Ferdinant, argjentinasi shton: “Ai ёshtё shumё i mirё nё ajёr dhe shumё i fuqishëm nё kёmbё. Ështё vështirё tё kalohet”.

Përveç Ronaldon, argjentinasi ka lёnё jashtë 11-shes sё tij tё preferuar edhe veten.

11-sha mё e mirё e vitit 2008 sipas Lionel Messi:

Portier: Petr Cech (Chelsea);

Mbrojtësa: Maicon (Inter), Rio Ferdinand (Manchester United), Carles Puyol (Barcelona), Giovanni van Bronckhorst (Feyenoord);

Mesfushorё: Javier Zanetti (Inter), Xavi (Barcelona), Cesc Fabregas (Arsenal), Andres Iniesta (Barcelona);

Sulmues: Sergio Aguero (Atletico Madrid), Wayne Rooney (Manchester United).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xonny13

xonny13


Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Icon_minitimeWed Jan 07, 2009 11:30 am

Hat-trick i Messi nё fitoren e Barcelonёs
Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 F.0106220522836_m
Superylli argjentinas Lionel Messi ka shkëlqyer nё ndeshjen e parё tё tij tё vitit 2009, duke shёnuar tri golat e fitores sё Barcelonёs nё udhëtim tek Atletico Madrid nё kuadër tё Kupёs sё Mbretit.

Argjentinasi, i cili mungoi nё ndeshjen e vikendit përballё Mallorcas, i solli avantazhin Barçёs mjaft herët nё ndeshje, pas vetëm 12 minutash lojё, i cili ishte edhe goli i vetëm i pjesës sё parё.

Edhe pjesa e dytё filloi mjaft mirё pёr tё zgjedhurit e trajnerit Pep Guardiola. Sёrish 12 minuta pas pauzës, Messi faulohet nё zonёn e reptёsisё duke fituar penalti tё cilёn e shnёdrroi nё gol, ndrёsa Atletico mbeti me 10 lojtarё pёr shkak tё përjashtimit tё Heitinga.

Ujfalushi ngushtoi nё 2-1 pёr Atleticon pas 12 minutash tjera, por ishte sërish i pakrahasueshmi Lionel Messi, i cili vulosi rezultatin 10 minuta para fundit tё kohës sё rregullt tё ndeshjes.

Me kёtё fitore, Barcelona po thuajse arrin kualifikimin nё tetëshen e fundit, pasi nё ndeshjen e kthimit do ta ketë edhe mё tё lehtё, tё cilёn do ta zhvillojё nё Nou Camp.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xonny13

xonny13


Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Icon_minitimeWed Jan 07, 2009 11:30 am

Kaka, Messi, Villa dhe Terry në shënjestër të Cityt
Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 F.0107090110110_m
“Daily Mail” njofton se Manchester City do të tentojë transferimin e njërit nga superyjet Kaka, Lionel Messi, David Villa ose John Terry, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas këtij tabloidi, pronarët e Cityt i kanë premtuar trajnerit Mark Hughes se deri në fund të janarit do ta sjellin një superyll i në skuadër.

Edhe pse duket si një mision i pamundur transferimi i cilitdo nga këta lojtarë, pasi që po kalojnë shumë mirë te skuadrat e tyre dhe paguhen mjaftueshëm, pasanikët e Abu Dhabi Group, janë të bindur se mund ta joshin cilindo lojtar që ata e dëshirojnë në skuadër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xonny13

xonny13


Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Icon_minitimeWed Jan 07, 2009 11:31 am

Alonso i gatshëm për Evertonin
Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 F.0107092329684_m
Xabi Alonso është kthyer në fushën stërvitore të Liverpoolit pas lëndimit të cilin e kishte pësuar vikendin e kaluar në ndeshjen e vlefshme për FA Cup kundër Preston North End.

“The Daily Mail” njofton se spanjolli do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës kundër Stoke Cityt dhe sidomos për derbin e qytetit kundër Evertonit në ndeshjen e radhës.

Me këtë informatë, trajneri Rafael Benitez mund të marrë frymë më lirshëm pasi lëndimet e kohëve të fundit ia kanë kufizuar zgjedhjen e lojtarëve.

Edhe pse 27-vjeçari do të rikuperohet për ndeshjen kundër Stoke, Benitez ka nevojë për të në derbin e madh të qytetit kundër Everonit, i cili zhvillohet me 19 janar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xonny13

xonny13


Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Icon_minitimeWed Jan 07, 2009 3:43 pm

Wenger ofron 12 milionë funte për Arshavin
Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 F.0107093344628_m
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, shpreson ta transferojë yllin e Zenit St Petersburgut, Andrei Arshavin, për 12 milionë funte.

“The Sun” njofton se Topçinjtë, të cilët janë duke e ndjekur situatën e lojtarit rus qe disa muaj, shpresojnë që oferta e tyre të pranohet nga Zeniti, pavarësisht se skuadra ruse kërkon 20 milionë funte për të hequr dorë nga Arshavin.

“Ndoshta nesër do të më thërras dikush të më tregojë se është arritur marrëveshja. Në momentin që do të ndodh kjo, unë do të jem aty për ta përfaqësuar klientin tim”, ka thënë agjenti i Arshavin, Dennis Lachter.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xonny13

xonny13


Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Icon_minitimeWed Jan 07, 2009 3:44 pm

Ferguson mund ta dënojë Tevezin
Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 F.0107094230202_m
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, mund ta dënojë sulmuesin Carlos Tevez për shkak të deklaratave të fundit, ku argjentinasi ka thënë se dëshiron të luajë për Real Madridin.

Bosi i United nuk dëshiron që dikush t’ia përmendë emrin e Real Madridit që nga koha kur gjigantët spanjollë tentonin me çdo kusht ta rrëmbenin superyllin portugez Cristiano Ronaldo, ndërsa “The Sun” njofton se Tevez mund të dënohet për fjalët e tij.

Argjentinasi është dashur të luante sonte në gjysmëfinalen e Carling Cup kundër Derby Countyt, mirëpo Ferguson është duke menduar ta lë në sulm vetëm Danny Welbeck, i cili do të mbështet nga pesë mesfushorë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xonny13

xonny13


Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Icon_minitimeWed Jan 07, 2009 3:44 pm

Totti: Ancelotti do ta lë Milanin për Romën
Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 F.0107103656403_m
Kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka bërë disa komente sensacionale duke thënë se trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, do ta realizojë ëndrrën e tij të kamotshme për të qenë trajner i Giallorossëve.

Ancelotti nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për ta drejtuar skuadrën nga kryeqyteti, ndërsa simboli romak thotë se menaxheri i Rossonerëve ka një dashuri të brendshme për Romën.

“Mendoj se ai ka një dashuri të brendshme për Romën. Ai gjithmonë ka dashur të jetë trajner i Romës dhe mendoj se herët a vonë do t’ia arrijë këtij qëllimi. Megjithatë, tani për tani ne e kemi trajner Luciano Spallettin dhe duhet ta respektojmë atë”, ka përfunduar 'hajmalia' e Romës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xonny13

xonny13


Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Icon_minitimeWed Jan 07, 2009 3:45 pm

Robben: Tifozët do ta shohin më të mirën nga unë
Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 F.0107105038204_m
Anësori i Real Madridit, Arjen Robben, mendon se ka arritur që më në fund të përshtatet te skuadra mbretërore pas lëndimeve të shumta, të cilat e kufizonin t’i shfaqte aftësitë e tij.

Holandezi thotë se aktualisht është duke kaluar momentet më të mira që nga transferimi te Los Merengues.

Ish-lojtari i Chelseat duket se i ka tejkaluar problemet vazhdueshme që i ka pasur me gjurin duke shfaqur lojëra të shkëlqyeshme në ndeshjet e fundit, sidomos në takimin kundër Villarrealit.

“Tani jam i lumtur. Tifozët dhe bashkëlojtarët më kanë inkurajuar dhe më kanë ndihmuar ta kaloj situatën e vështirë në të cilën kam qenë”.

“Tash ndjehem mirë dhe kjo më ka ndihmuar edhe të luaj mirë. Besoj se në të ardhmen do të mund ta shfaq lojën time të vërtetë”, ka thënë Robben.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xonny13

xonny13


Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Icon_minitimeWed Jan 07, 2009 3:45 pm

Guardiola: Messi luajti shkëlqyeshëm
Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 F.0107123539561_m
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka lavdëruar hat-trickun e Messi në ndeshjen e mbrëmshme të Copa del Rey në fushë të Atletico Madrid, të cilën katalanasit e fituan me rezultat 3-1.

“Unë jam kam shkundur dorën më shumë se kushdo tjetër. Ai ka pasur një pushim të mirë. Jam shumë i lumtur për të. Ai luajti shumë mirë. Sjellja e tij ishte e jashtëzakonshme”, ka thënë Guardiola.

“Jam me fat që stërvis lojtarë të tillë aq të mirë. Ata janë të vetmit që e bëjnë këtë ekip të duket kaq e mirë”, ka shtuar spanjolli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xonny13

xonny13


Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Abramovich humb vendin e parë në listën e pasanikëve të futbollit britanik   Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Icon_minitimeWed Jan 07, 2009 4:25 pm

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 F.0107135241503_m
Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, ka rënë nga pozita e personit më të pasur në futbollin britanik.

Rusi ka zbritur në vendin e tretë, duke u gjendur kësaj here prapa pronarit të Manchester Cityt, Sheikut Mansour, dhe pronarit të ekipit QPR, Laksim Mittal.

Derisa Manchester City është lidhur me një varg transferimesh të shtrenjta këtë afat transferues, pronari i Chelseat e ka bërë të ditur se nuk do të ketë investime të dukshme në ekip këtë muaj.

Abramovich raportohet se ka humbur mbi 3 miliardë funte si rezultat i krizës ekonomike botërore.

Britaniku më i pasur në listë është Joe Lewis, miliarderi i qëndron prapa kompanisë Enic që ka në pronë Tottenham Spurs.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xonny13

xonny13


Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: NBA: Lakers-at mposhten nga Hornets-at   Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Icon_minitimeWed Jan 07, 2009 4:26 pm

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 F.0107140202379_m
David West dhe Chris Paul së bashku kanë shënuar 72 pikë për të ndihmuar ekipin e New Orleans Hornets të mposhtë në udhëtim liderin e Konferencës Perëndimore, Los Angeles Lakers, me rezultat 116-105.

West shënoi pikët më të larta, 40, derisa Paul shënoi 32 pikë të tjera dhe 15 asistime, për t’i dhënë fund vargut të gjashtë fitoreve radhazi të Lakersave, për të cilët kjo ishte humbja e dytë në 20 ndeshjet e fundit në Staples Center të Los Angelesit.

Kobe Bryant shënoi 39 pikë për LA Lakers, që tash kanë 27 fitore kundrejt gjashtë humbjeve këtë sezon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xonny13

xonny13


Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Keita: Nuk jam i interesuar për Marseillen   Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Icon_minitimeWed Jan 07, 2009 4:26 pm

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 F.0107141914573_m
Mesfushori i Barcelonës, Seydou Keita, është i vetëdijshëm për interesimin e ekipit francez Olympique Marseille, por nuk ka në plan të bëjë një transferim të tillë.

Ekipi i kapitenit Lorik Cana u raportua se ishte i gatshëm të ndajë një shumë të madhe të parave për përfaqësuesin e kombëtares së Malit, por mesfushori ka mohuar se kjo mund të ndodhë.

“Olympique më ka kërkuar që kur unë isha në Lens sezonin e kaluar. Por unë nuk dua të rikthehem në Francë”, ka thënë Keita, për të cilin ky është sezoni i parë në Barcelona.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xonny13

xonny13


Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Icon_minitimeThu Jan 08, 2009 11:26 am

Tottenham paguan vetëm 6 milionë për Defoe
Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 F.0107161248399_m
Tottenham Hotspur të martën ka siguruar shërbimet e Jermain Defoe për vetëm gjashtë milionë funte.

E përditshmja “Mirror” njofton se Defoe ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Tottenham, ndërsa do të fitojë 60.000 funte në javë.

Spursat kanë transferuar 26-vjeçarin për një shumë të vogël parash, me ç’rast do të paguajnë vetëm gjashtë milionë funte, pasi që Portsmouth i ka borxh Tottenhamit shtatë milionë të tjera.

Defoe vitin e kaluar u largua nga Tottenhami për nëntë milionë funte, ndërsa tash Spursat e kanë kthyer, por pagesa e tij është dyfish më e madhe sesa vitin e kaluar.R]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xonny13

xonny13


Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Icon_minitimeThu Jan 08, 2009 11:28 am

Reali do t’i ofrojë 25 milionë funte Tevezit
Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 F.0107170021557_m
Real Madridi është i gatshëm të bëjë një ofertë zyrtare për ta joshur sulmuesin e Manchester United, Carlos Tevez.

“Daily Star” njofton se Los Merengues dëshirojnë që tani t’i ofrojnë një parakontratë argjentinasit dhe pastaj në afatin kalimtar veror Tevez të jetë lojtar i Realit.

Mësohet se Mbretërit do t’i ofrojnë 25 milionë funte (27.65 milionë euro)Tevezit ndërsa ai do të qëndrojë pesë vite te Real Madridi.

Los Blancos do të bëjnë gjithçka që të nënshkruajnë me sulmuesin, ndërsa në afatin kalimtar dimëror pritet të nënshkruhet një parakontratë e cili do ta lidh atë me Santiago Bernabeun.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xonny13

xonny13


Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Icon_minitimeThu Jan 08, 2009 11:29 am

Spalletti nuk shqetësohet nga yjet e Milanit
Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 F.0107193004918_m
Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, është i vetëdijshëm se derbi i të dielës kundër Milanit do të jetë i vështirë, por ai beson te aftësitë e lojtarëve të tij dhe nuk ua ka frikën superyjeve të Milanit, si Beckham, Ronaldinho dhe Kaka.

“Njëmbëdhjetë lojtarë do të kenë ata në fushë, njëmbëdhjetë do t’i kemi edhe ne, prandaj nuk ka rëndësi se cila skuadër ka yje”.

“Jam i vetëdijshëm se do të jetë një takim i vështirë, pasi që ata kanë një ekip të shkëlqyer dhe lojtarë me kualitet të lartë. Mirëpo unë gjithmonë e kam vlerësuar skuadrën time , prandaj jam i qetë dhe kam besim te të përzgjedhurit e mi. Unë u kam besuar atyre edhe në momentet më të këqija që i kemi pasur, ndërsa tani nuk kam asnjë arsye për t’u brengosur”, është shprehur trajneri i Giallorossëve.

Derisa Milani i ka në dispozicion të gjithë lojtarët kryesorë, te Roma janë në dyshim Alberto Aquilani, Rodrigo Taddei dhe Daniele De Rossi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xonny13

xonny13


Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Icon_minitimeThu Jan 08, 2009 11:30 am

United mposhtet nga Derby County
Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 F.0107231550142_m
Kampionët në fuqi të Ligës Premier, kampionët e Ligës së Kampionëve dhe kampionët e Botës për Klube, Manchester United, janë mposhtur nga skuadra Derby County, e cila bën gara në Ligën Championship.

Të mërkurën mbrëma në Pride Park Stadium është zhvilluar ndeshja e parë gjysmëfinale ndërmjet Derby Countyt dhe Manchester Unitedit, e vlefshme për League Cup, ndërsa fituese ka dalë skuadra vendase, e cila i ka mposhtur Djajtë e Kuq me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi skocezi Kris Commons (30’), i cili e mposhti portierin Kuszak nga një distancë prej afro 22 metrash.

Në pjesën e dytë (63’), trajneri i United, Sir Alex Ferguson, inkuadroi në lojë edhe Cristiano Ronaldon dhe Wayne Rooneyn, por as ata nuk arritën të ndryshonin asgjë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xonny13

xonny13


Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Icon_minitimeThu Jan 08, 2009 11:30 am

Mourinho pro transferimit të Cassanos
Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 F.0108000049379_m
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka filluar bisedimet me Sampdorian për sulmuesin Antonio Cassano, ndërsa trajneri i zikaltërve Jose Mourinho e ka mbështetur këtë tentativë.

Moratti ka vendosur ‘ta mposhtë’ Juventusin dhe ta transferojë sulmuesin italian në Giuseppe Meazza në fund të këtij sezoni.

“Gazzetta dello Sport” njofton se kontrata e Cassanos lejon largimin e tij nga Sampdoria në vitin 2009, ndërsa dëmshpërblimi është diçka më shumë 15.5 milionë euro.

Jose Mourinho ia ka dhënë dritën e gjelbër presidentit Moratti që të negociojë për të fituar shërbimet e ish-sulmuesit të Real Madridit dhe Romës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xonny13

xonny13


Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Icon_minitimeThu Jan 08, 2009 11:31 am

Trezeguet nuk do të transferohet te Manchester City
Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 F.0108092246755_m
Pronarët e Manchester City dëshirojnë të blejnë disa superyje këtë muaj, mirëpo ata e kanë të vështirë t’i joshin lojtarët kryesorë të cilët i kanë në shënjestër.

Së fundmi ata janë refuzuar nga sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, i cili nuk është i interesuar të largohet nga Bianconerët për të veshur fanellën e Cityt

“David është duke e përmirësuar dukshëm kondicionin dhe ai dëshiron të qëndrojë te Juventusi, për t’i ndihmuar skuadrës në Kampionatin italian dhe në Ligën e Kampionëve”,

“Dikur më vonë ndoshta ai do të luajë në Angli, por tani për tani qëllimi i tij është të kthehet në fushë dhe të luajë për Juventusin”, ka thënë një burim pranë Juves për “The Daily Mail”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Lajmet me te reja nga sporti..! - Faqe 2 Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajmet me te reja nga sporti..!
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Sporti,ekipa,lojtari juaj i preferuar!!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FoRuMoTiOn.ToP-TaLk.NeT  :: Sport-
Kërce tek: